“Në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas tri ditëve e kemi ndeshjen dhe unë do vazhdoj të bëj punën time”, ishin këto fjalët e Blendi Shkëmbit pas ndeshjes së sotme, ku nënkuptonte dorëheqjen nga Ballkani nëse do të kishte më tepër kohë në dispozicion nga takimi i radhës. Por diferenca e shkurtër kohore mes ndeshjeve duket se nuk është një problem për vetë klubin, që pak minuta më parë ka njoftuar shkarkimin e trajnerit shqiptar.
Vetëm katër muaj zgjati kjo aventurë e ish-lojtarit të Skënderbeut, që në janar zëvendësoi Ismet Munishin në krye të pankinës së Ballkanit. Skuadra nga Suhareka doli jashtë objetivit për titull kampion, për këtë arsye drejtuesit nuk e kanë menduar gjatë për të marrë vendimin e shkarkimit të Blendi Shkëmbit, duke i prerë kështu biletën për në Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/