VIDEO/ Interi “pushton” Kinën si fitues i Serisë A! Nuk ka qetësi as në stërvitje, presidenti Zhang do vetëm festë

Interi ishte në “Appiano Gentile” në ditën e sotme për rinisjen e stërvitjes përpara ndeshjes që do të ketë të shtunën ndaj Sampdorias. Përpara se të nisnin punën në fushë, zikaltërit nuk ndaluan ende me festimet për “Skudeton” që morën të dielën. Lojtarët ishin veshur me fanella festive dhe dëgjuan fjalimin urues të presidentit Zhang.

Pastaj nisën festën me shampanjën e vendosur në dispozicion nga kompania. Koret dhe gëzimi ka prekur edhe trajnerin e Interit, Antonio Conte, që ishte si një trup i vetëm me lojtarët. Nga ana tjetër klubi i Interit ka treguar sesi ndërtesat e mëdha në Kinë kanë marrë mbishkrimin e Skudetos dhe stemës së Interit që fitoi Serinë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *