Përqafimi mes Vojvodës dhe Lukiç, në Itali merr vëmendjen: Imazhi i botës së re! Në jetën tjetër do kishin goditur njëri-tjetrin

Fuqia e futbollit dhe mesazhi që përcjell sporti në vetvete është që të bashkojë njerëzit edhe kur politika i ndan. Shpeshherë kemi pasur edhe devijime të këtij koncepti, por raste të tilla siç ka ardhur nga Torino jep shpresë të madhe. Mërgim Vojvoda arriti që të realizonte golin e parë në Serinë A duke i tundur rrjetën Parmës në fitoren 1-0. Mes shumë përgëzimeve që erdhën nga shokët e skuadrës, futbollistin shqiptar e ka përqafuar edhe Sasa Lukiç.

Imagjinoni për një moment që një shqiptar i Kosovës dhe një serb të ndajnë bashkë të njëjtin gëzim. Nuk janë të shumta vendet që një gjë e tillë mund të ndodhë. Për këtë arsye media në Itali “Torino Repubblica.it” i ka kushtuar artikull të veçantë rastit në fjalë:

“Është imazhi i botës së re. Nëse do të ishin takuar në një kohë tjetër, në një vend tjetër, në një jetë tjetër, ku i dihet. Ndoshta Mërgim dhe Sasa do të kishin goditur njëri-tjetrin. Ose thjesht do ta urrenin njëri tjetrin për shkak se përzihet rruga e historisë, gjeografisë dhe gjakut”, shkruhet mes të tjerash. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *