“Përqafoje njëherë bacin Ronaldo”! Vrioni shpërndan momentin me Kristianon, e ngacmon Lenjani

Juventusi fitoi me përmbysje ndaj Udinezes ditën e dielë, duke mbajtur hapin e skuadrave kundërshtarëve për një vend në Champions League. Të dy golat e bardhezinjve u shënuan nga Cristiano Ronaldo, i cili vazhdon të jetë lojtari më i rëndësishëm i skuadrës, pavarësisht moshës 35 vjeçare. Në momentin e shënimit të golit të fitores, CR7 ka përqafuar të gjithë shokët e skuadrës, përfshirë dhe lojtarin shqiptar, Xhakomo Vrioni.

Ky i fundit e ka quajtur mjaft special këtë moment duke e shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Instagram. Nuk kanë munguar komentet ngacmuese të të njohurve të Xhakomos, ku një prej tyre ishte dhe Ermir Lenjani, i cili aktivizohet në Kombëtaren e Shqipërisë.

“Përqafoje dhe njëherë për mua bacin Ronaldo o vlla”- ishte komenti i Ermir Lenjanit, duke treguar dhe njëherë sesa e madhe është figura e Cristiano Ronaldos edhe në Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *