Sevija humbi në shtëpi ndaj Atletiko Bilbaos me rezultatin 0-1, teksa në minutën e 90-të Williams shënoi golin e vetëm të takimit. Me këtë rezultat negativ skuadra e drejtuar nga Lopetegui përshëndet në një farë mënyrë titullin kampion, pasi nuk arrin të mbajë ritmin e ekipeve pretendente.
Pavarësisht dominimit absolut në lojë, ku Sevija pati 73% të posedimit të topit ishte Atletiko Bilbao ajo që u tregua pragmatiste. Pavarësisht grumbullimit të tre pikëve mjaft të rëndësishme, Bilbao ka humbur çdo objektiv këte sezon dhe ndodhet në vendin e 9-të./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/alexclapham/status/1389323311398756352