Elseid Hysaj ka ngjallur shumë interesime nga klubet më të mira në Europë gjatë kësaj kohe. Mbrojtësi shkodran ka CV e pasur dhe ka gjithë përvojën për të përballuar nivelet më të larta teksa luan prej disa sezonesh me Napolin në Serinë A. Për më tepër duke marrë pjesë edhe në “Champions League”, për të treguar se është gati për të përballuar presionet e aventurës së re.
Së fundmi “Il Mattino” raporton se Atletiko Madridi është futur në garë për Hysajn. Ekip i Simeones që kërkon të fitojë La Liga-n në këtë sezon e monitoronte prej kohësh lojtarin e Shqipërisë, ndërsa si avantazh i madh shihet fakti se Hysajt i mbaron kontrata me Napolin dhe mund të merret me zero shpenzime. /Sport Ekspres/