“Jam i kënaqur me një pikë”, Dovedan ndez mbijetesën në Superiore: Do ketë luftë deri në fund

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Tirana hedh një hap pas në luftën për titulli në Ballsh, ku nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim 0-0. Ndërkohë Skënderbeu vijon shkëlqimin në drejtimin e Memellit. Bardhekuqtë kanë fituar “finalen” e tyre me Kastriotin në shifrat 0-2. Tashmë mbijetesa është gjithnjë e më pranë për tu arritur. Në fund të takimeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.

Dovedan (Bylisi): “Jam i kënaqur, por mund të fitonim edhe ne edhe Tirana. Por unë prapë jam i kënaqur me një pikë, sespe Tirana është një nga ekipet më të mëdha në Shqipëri. Do bëhet luftë deri në fund”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *