Sokol Cikalleshi është rikthyer te Koniaspori për ta nisur si titullar ndeshjen e kampionatit. Pas takimit të fundit kundër Galatasarait që e gjeti sulmuesin shqiptar në stol, lojtari i Kombëtares ka luajtur nga minuta e parë kundër Karagumruk.
Sulmuesi i Kombëtares do të realizonte me kokë në minutën e 24. Mënyra e tij e preferuar për të tundur rrjetën e kundërshtarëve dhe jo më kot e ka marrë emërtimin si “mbreti i ajrit”. Por Cikalleshi është ndalur nga teknologjia pasi arbitri e ka anuluar golin me VAR për pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/