VIDEO/ Goli i Luis Albertos me saktësinë kirurgjikale! Porta te Lacio-Genoa tundet 7 herë, Pepe Reina të habit…

Lacio arriti që të fitonte në shifrat 4-3 ndaj Genoas, por vuri tërësisht në rrezik fitoren. Kryeqytetasit po kryesonin me rezultatin 4-1 falë dopietës së Correa dhe golit të Alberto dhe Imobile. Padyshim që nëse do të veçonim realizimin më të bukur të kësaj ndeshje do të ndaleshim te saktësia kirurgjikale e Albertos.

Por miqtë e rikthyen në diskutim fitoren e Lacios pasi realizuan dy gola për dy minuta. Në të 80 ishte Scamaca që realizoi nga pika e penalltisë, ndërsa vetëm 60 sekonda më vonë do të ishte Shourmadov që tundi sërish rrjetën e Pepe Reinës.

Ky i fundit ka bërë tjetër paraqitje të dobët me Lacion, por trajneri Inzagi nuk po zgjedh ende që t’i besojë Thomas Strakoshës. Pas kësaj fitore lacialët futen në garën e ndezur për “Champions League” duke qenë vetëm dy pikë larg vendit të katërt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online