Uilliam Kordeiro dhe Partizani ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Lojtari e ka lajmëruar largimin e tij nga të kuqtë pak ditë më parë, ndërsa gjatë kampionatit është vënë re se nuk ishte në planet e Ilir Dajës. Por Melo lë Partizanin me mbresat më të mira për drejtorin sportiv, Olsi Rama. Në një postim të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”, braziliani shkruan fjalë zemre për Ramën, të cilin e vlerëson së tepërmi.
“Faleminderit shumë vëlla për gjithçka që ke bërë për mua që kur kam ardhur këtu. Ti je një person me karakter të pamasë dhe zemër të madhe. Respekt maksimal për ty. Unë gjithmonë do të jem në turmë edhe nëse është në distancë … Olsi Rama”, shkruan Uilliam Kordeiro Melo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram