UEFA e ka bërë të qartë për futbollin në Serbi se janë gjetur ndeshjet e trukuara dhe pritet që të ketë dënim të rëndë. Por në këtë vend nuk “zënë mend” duke vazhduar me situatat e dyshimta që nuk kanë të bëjnë me futbollin normal.
Këtë herë jemi sërish në elitën e futbollit të Serbisë sa i përket ndeshjes mes Macva dhe Radnik. Atje është parë një gol i rrallë teksa portieri “e ka bërë baltë” pasi nuk e largon dot topin dhe pse ishte tërësisht i qetë, ndërsa ishte vetëm minuta e 2 e ndeshjes. /Sport Ekspres/
??????? ? ????? pic.twitter.com/Tje8Y1E29w
— Dejan Prlina (@DejanPrlina) April 29, 2021