“Klasikja” e kësaj jave në Kategorinë Superiore vishet me ngjyrat bardheblu. Në “Selman Stërmasi” Tirana mposhti Vllazninë me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli erdhi në minutën e 74, atëherë kur Idi Batha befason shkodranët me golin e tij nga goditja e dënimit.
Loja u ndërpre në minutën e 79 për shkak të mungesës së pranisë së ambulancës në stadium për të rinisur sërish pas 16 minutash. Megjithatë deri në fund do të prodhonte më tej gola. Vllaznia zbret nga kreu dhe mban vendin e 3-të, ndërsa në krahun tjetër Shehi bën Tiranën të besojnë ende te titulli. Pavarësisht se shpresat për këtë trofe gati ishin shuar në kryeqytet, bardheblutë tashmë janë vetëm 6 pikë larg nga vendi i parë, në një kohë kur janë ende edhe 6 javë për tu luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Tirana-Vllaznia 1-0 Batha 74′
Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toli, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Kale, Seferi
Trajner: Orges Shehi
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Viktor Da Silva, Dilaver
Trajner: Tomas Bërdariç