Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Champions League. Reali i Madridit dhe Chelsea janë ndarë në paqe nga “Alfredi di Stefano”. Në Madrid mbetet gjithçka e hapur sa i përket kualifikimit, teksa barazimi 1-1 nuk siguron asnjë prej skuadrave për një biletë në finale.
Të parët që kaluan në avantazh ishin lojtarët e Chelsea, të cilët gjetën golin në minutën e 14 falë Pulisiç. Londinezët dominojnë në minutat e para, por te Reali kundërpërgjigjen me Karim Benzema. Sulmuesi francez tund rrjetën në të 29-n minutë me anë të një gjysmëroveshateje në zonë. Por në fund spektakli i Benzemasë nuk i jep dot fitoren Realit, që duhet të djersijë shumë në “Stamford Bridge” nëse dëshiron ti shkojë deri në fund këtij kompeticioni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/BechariKarym/status/1387130024608796676