Turp i madh dhe tallja me sportin! Tifozët të rrinë në shtëpi, titulli festohet në sheshin Skënderbej

Tallja kundrejt sportit vazhdon nga ana e Qeverisë aktuale që është njëkohësisht edhe e ardhmja për Shqipërinë. Kur tifozët nuk lejoheshin në shkallët e stadiumit, mitingjet partiake ngulën karriget në fushën e blertë duke mos pyetur për distancën dhe COVID-19.

Ndoshta virusi ishte më dashamirës me politikanët se sportistët. E si për të përmbyllur gjithë historinë vjen fitorja e zgjedhjeve. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se titulli do të festohet në sheshin Skënderbej dhe janë të ftuar të gjithë mbështetësit e PS. A do të ndodh e njëjta gjë me fituesin e Superiores, për të festuar me tifozët? Me siguri jo pasi COVID-19 do të vijë si justifikim për ti vendosur edhe njëherë shiritat sportit… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *