Ndeshjes që do të zhvillohet mes Laçit dhe Partizanit i ka ndryshuar orari. Superiorja do të rikthehet pas dy ditësh për të zhvilluar javën e kampionatit ku kemi ngjeshje në luftën për titullin kampion.
Për këtë arsye Laçi dhe Partizani, dy ekipe që luftojnë për titullin kampion, do të luajnë në orën 16:00 së bashku me Kukësi-Teuta dhe Tirana-Vllaznia. Pra të gjitha ekipet e mëdha do të luajnë në orën 16:00, ndërsa sfidat e mbijetesës si Apolonia-Kastrioti dhe Skënderbeu-Bylis do të zhvillohen në 13:00. /Sport Ekspres/