Istanbulspori vazhdon të marrë rezultate pozitive në kampionat, falë të cilave po qëndron në rrugën e duhur për objektivat e vendosura në fillim të sezonit. Por një ndihmë e madhe në sukseset e marra i takojnë edhe futbollistëve shqiptar, Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt, që kanë dhuruar mjaftueshëm gola dhe asist për skuadrën.
Abazaj ishte protagonist kryesor i takimit ditën e sotme. Kundër Bursasporit, ish-lojtari i Kukësit arriti të japë një asist dhe më pas të shënojë edhe golin e fitores. Tre pikët marra në këtë transfertë vijnë pikërisht nga këmbët e Kristal Abazajt, që i jep Istanbulsporit vendin e 4-t në renditje. Ndërkojë nga kreu e ndajnë vetëm 4 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/