VIDEO/ Partizani e bën Kukësin të duket si ekip i vogël, Tirana mund Teutën dhe e largon nga kryesimi i Superiores

Në orën 16:00 janë zhvilluar dy ndeshje të forta në Kategorinë Superiore atje ku ndesheshin ekipe me kualitete. Por Partizani e ka bërë Kukësin që të duket si ekip modest teksa fitoi në shifrat 4-0. Goli i parë erdhi nga Jasir Asani në minutën e 40. Në versionin e Lionel Mesit, futbollisti i Partizanit dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta më vonë Hakaj do të katapultonte krosimin te Cinari për të gjetur edhe golin e dytë.

Me Kukësin që ishte tërësisht i dorëzuar, Zhunior dhe Mala përmbyllën spektaklin. Nga krahu tjetër Tirana arriti që të mundte Teutën në shifrat 0-2 duke e larguar nga kryesimi i Superiores. Në minutën e 78 Seferi do të gjente rrjetën, por arbitri e ndaloi lojën për faull në favor të Tiranës.

Në atë moment ka pasur edhe shumë polemika pasi loja duhej të lihej në avantazh. E si për të përmbyllur diskutimet mendoi Batha që dërgoi topin në rrjetë me ekzekutimin e saktë. Vetëm pak minuta më vonë do të ishte Hoxhallari me një ekzekutim klasi që do t’i conte shifrat në 2-0. /Sport Ekspres/

Teuta-Tirana 0-2 Batha 79′, Hoxhallari 86′

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhakson, Alkesi, Daja, Karabeci, E.Vila, Bregu, Gruda

Trajner: E.Martini

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toli, Çelhaka, Batha, Ismaljgeci, Torasa, Kale, Seferi

Trajner: O.Shehi

Partizani-Kukësi 4-0 Asani 39′, Cinari 40′, Zhunior 68′, Mala 87′

Partizani: Teqja, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Steni Zhunior

Trajner: I.Daja

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Kurdiç, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibrahimi, Gashi, Eze,

Trajner: M.Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *