Komentatorja e njohur shqiptare në Kosovë, Qeqa Krelani, ka pasur shpeshherë kritika dhe përplasje me Edon Zhegrovën për stilin e lojës të këtij të fundit. Gjithashtu Krelani theksonte se futbollisti duhet t’i përkushtohet më shumë futbollit dhe të heqë dorë nga rrjetet sociale.
Këto kritika nuk mund t’i pëlqenin lojtarit të Kosovës dhe kjo ka çuar në përplasjet në distancë. Ndërkohë në “ATV”, Krelanit i është bërë pyetja nëse do të martohej me Edon Zhegrovën, nisur nga marrëdhënia jo e mirë mes tyre. Përgjigja e ardhur nga ana e komentatores dhe gazetares së njohur ishte epike: “Vetëm mund ta ftoj që të kapi lulet në dasmën time që të gjej fatin dhe të martohet me dikë tjetër”. /Sport Ekspres/