Grasshoppers ka fituar ndeshjen e sotme kundër Thun me shifrat 3-1. Protagonist në këtë takim ishte edhe futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani. Ky i fundit shënoi golin e dytë të duelit, që solli edhe përmbyesjen e rezultatit. Por meritat për këtë gol i shkojnë më së shumti një tjetër lojtari shqiptar.
Bëhet fjalë për Demhasajn, i cili në minutën e 51-të tregohet i pandalshëm në zonën kundërshtare, duke dribluar këdo që i del përpara. Më pas ka shërbyer një top në pjatë të artë për Lenjanin që në portën e zbrazur e kushte si lojë fëmijësh të tundte rrjetën. Grasshopper ka marrë kështu 3 piëkt, që e mbajnë në vendin e parë në renditje, nga ku sigurohet ngjitja për në elitën e futbollit zviceran për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/