“Keni hedhur firmën”! Kërcënimi i Perez, ja shifra marramendëse që do paguajnë ekipet për daljen nga Superliga

“Ekipet kanë firmosur që të gjitha për të qenë pjesë e Superligës”. Florentino Perez e ka kujtuar jo më kot këtë detaj teksa për shumëkënd u cilësua si i tradhtuar dhe i vetëm pasi të gjitha ekipet po tërhiqeshin nga ky kompeticion i ri.

“Nuk jam i vetëm”! Kështu u shpreh presidenti i Realit të Madrid dhe sinjali i alarmit ishte shumë i qartë për krerët e ekipeve të tjera. Lehtësisht mund ta ndryshonin mendimin e tifozëve duke u shfajësuar se menduan për të mirën e tyre dhe se do të dilnin nga Superliga, por kjo nuk do të jetë pa kosto.

Mediat spanjolle shkruajnë se në bazë të marrëveshjes për të hyrë në Superligë, ka edhe kusht të veçantë. Të gjitha ekipet që do të dilnin nga ky kompeticion do të paguanin deri në 300 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *