Tirana do të përballet kundër Teutës në takimin e Superiores gjatë ditës së nesërme. Bardheblutë do të kërkojnë që të marrin maksimumin kundër skuadrës që po kryeson në kampionatin shqiptar. Përpara kësaj përballje, Orges Shehi ka folur në konferencën për shtyp duke treguar edhe gjendjen e Taulant Seferit.
“Gjendja e Seferit është e mirë, vetëm në ditët e para nuk është stërvitur, pastaj ka vazhduar normalisht, edhe ditën e sotme do të jetë në fushë për t’u stërvitur normalisht për të qenë i gatshëm nesër. Në kushtet që jemi prej pandemisë, nuk kemi ç’bëjmë. Në ndeshjen e shkuar ndaj Teutës kisha fatin e keq dhe nuk isha në krye të ekipit. Sigurisht është tjetër ndjesi të jesh aty. Është një ndeshje që na karikon shumë sepse luajmë ndaj vendit të parë.
Kam një karrierë të gjatë me shumë vite mbi supe dhe sigurisht që do përballem me ekipe, që kam luajtur. Ka nostalgji, por jemi profesionistë dhe do bëjmë maksimumin. Janë një skuadër e mirë dhe shifrat i japin të drejtë. Kanë lojtarë shumë cilësorë dhe është i drejtë konstatimi se janë një skuadër hermetike, por ne do bëjmë maksimumin për të marrë pikët sepse është e domosdoshme. Të gjithë tifo për ne? Në bëjmë tifo për veten tonë sepse duhet të kishim marrë më shumë në dy ndeshjet e shkuara. Sigurisht futbolli ka edhe fatin dhe shpresoj që nesër ta kemi në anën tonë. Mendojmë vetëm për veten tonë dhe nuk shohim askund përveç se para. Javët sa vijnë dhe pakësohen dhe kur jep maksimumin dhe nuk fiton ndeshjen, pikët të vënë në vështirësi”, tha Seferi. /Sport Ekspres/