Spezia u përballë kundër Interit në ditën e djeshme duke arritur që të marrë një pikë nga transfertë me zikaltërit. Pikë me shumë vlerë kjo për ekipin e Ardian Ismajlit, me mbrojtësin shqiptar që luajti për 90 minuta ashtu si edhe në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Kontes.
Paraqitja e mbrojtësit të Kombëtares ishte shumë e mirë, nëse do të heqim dy gabimet e bëra. Një gabim në kontrollin e topit do ta nxirrte Lautaro Martinez të vetëm përpara portierit, por në këtë moment ishte vetë Ismajli që rikuperoi gjithçka me sparkatën e saktë në këmbët e sulmuesit të Interit.
Ndërkohë për një tjetër gabim duhet të falenderoj portierin. Teksa kërkonte të kthente topin mbrapa, sfera e goditur nga Ismajli nuk kishte forcën e duhur dhe gjeti Lukakun përpara portierit të Spezias. Por si rrallëherë sulmuesi belg nuk ka arritur që të shfrytëzonte mundësinë e artë.
“Unë zgjodha të njëjtit mbrojtës të qendrës si luajtëm në ndeshjen e parë, me Terzin dhe Ismajlin. Ata u paraqitën shumë mirë, duke hequr pak ato minutat e çmendura të Ismajlit që ia hodhi topin dy herë lojtarëve të Interit (qesh). Kemi bërë mirë”, tha Ituano. /Sport Ekspres/