Jemi në vitin 2021 dhe padyshim që edhe vetë media ka ndryshuar tërësisht fytyrë në shërbimin e informacionit karshi lexuesve. Nëse ndodhia me Superligën Europiane do të datonte disa vite më parë, gazetat do të kishin bërë shitje të mëdha duke sqaruar kompeticionin dhe duke treguar reagimet e klubeve për ditë me radhë.
Por me telefonin në duar, njerëzve i është dhënë mundësia që të lexojnë gjithçka dhe të informohen me lajmin e fundit në kohë reale. E për të treguar sesi kanë ndryshuar gjërat mjafton që t’i hedhim një sy mediave italiane. Në ditën e nesërme është informuar nga ana e “Corriere dello Sport” se do të publikohet intervista ekskluzive me Andrea Agnellin, presidentin e Juventus. Ky i fundit tregon gjithë prapaskenën e Superligës Europiane dhe mënyrës sesi do të procedojë ky kompeticion.
Tashmë ky artikull që do të publikohet në gazetën e ditës së nesërme është kthyer në objekt tallje në Itali. Faqet e intervistës janë tërësisht të çuara dëm dhe qëllimi i tyre i vetëm mund të jetë që të merren pluhurat pasi në orët e fundit u vendosur përfundimisht për bllokimin e Superligës Europiane teksa ka dalë pjesa më e madhe e ekipeve nga gara. /Sport Ekspres/