Zyrtare/ Manchester City lajmëron tifozët, i jep fund planit për Superligën e Europës

Superliga Europiane me shumë mundësi do të jetë një ide e mbetur në letër, pasi po shuhet ende pa nisur. Pas kundërshtimeve të forta që mori nga institucionet e futbollit si dhe nga tifozët, shumë klube kanë vendosur të bëjnë prapakthehu.

Manchester City tashmë zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Superligës. Klubi anglez ka lajmëruar tifozët dhe gjithë opinionin publik për vendimin e marrë. Përmes faqes së tyre zyrtare “qytetarët” bëjnë me dije se kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në këtë kompeticion të organizuar nga klubet e mëdha të futbollit europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *