“Nuk e kemi ftuar PSG me Bajernin e Dortmundin”! Zbulohet hapur gënjeshtra e Florentino Perez

Njeriu i parë i Superligës Europiane, Florentino Perez, është kapur teksa gënjen hapur për këtë kompeticion të ri. Presidenti i Realit të Madridit është shprehur se ato pak ekipe të mëdha që nuk i janë bashkuar ende kësaj nisme, nuk janë ftuar ende dhe kjo është arsyeja kryesore e vendimit kundër.

“Nuk e kemi ftuar akoma PSG-në dhe nuk kemi biseduar as me Bajernin e Dortmundin. Tani janë 12 ekipe themeluese të Super League dhe ne duam që të ketë 15 klube fikse. Nuk është e vërtetë që liga do të shtyhet se Bajerni dhe PSG nuk janë ende me ne”.

Ndërkohë Spiegel ka treguar gënjeshtrën e thënë nga ana e Florentino Perez. Media prestigjoze ka publikuar dokumentin ku shihet se klubet e sipërpërmendura e kanë marrë ftesën zyrtare për t’u bashkuar në garë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *