“Kur Liverpuli kampion shtypet 7-2 nga Aston Vila”, ish-lojtari shfryn kundër Superligës: Ky është futbolli

Liverpuli është një nga 6 skuadrat angleze që ka pranuar të jeetë pjesë e Superligës Europiane. Kjo ka ndezur një zhgënjim të madh te tifozët, të cilët janë kundër kësaj iniciative të klubeve më të mëdha të Europës. Një reagim ka ardhur nga një ish-lojtar dhe njëkohësisht tifoz i të kuqve, Xhon Bishop, i cili shfryn kundër Superligës. Sipas tij ky kompeticion vret emocionet e vërteta të futbollit, që nuk dhurohen vetëm nga duelet mes të mëdhave të Europës.

“Futboll është kur Liverpuli si kampion shtypet 7-2 nga Aston Vila. Një “super ligë” vret atë çfarë futbolli është, por do të më japë mua shumë kohë të lirë, sepse nuk do e shoh kurrë”, shkruan Xhon Bishop në llogarinë e tij në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *