Luftë e hapur! Teksa presidentët e klubeve më të mira në Europë janë bashkuar për të ndërtuar Superligën e tyre duke bojkotuar kompeticionin e “Champions League”, presidenti i UEFA-s është kthyer me të njëjtën monedhë.
Numri një i futbollit në Europë është shprehur se kush lojtar do t’i bashkohet këtij kompeticioni, do të largohet përfundimisht nga Kombëtarja. “Lojtarët që do të luajnë në Superligë do të dënohen dhe nuk do të luajnë në Botëror ose Europian. Nuk do të jenë të lejuar që t’i bashkohen Kombëtareve të tyre”.
Tashmë futbollistët e ekipeve më të mira në Europë janë përpara dy zgjedhjeve: “Paratë ose kombi”. Shifrat që do të fitohen nga Superliga janë të frikshme dhe presidentët e këtyre klubeve mund t’i joshin lojtarët me më shumë para, por presioni për zgjedhjen është i madh. /Sport Ekspres/