Viteshe ka barazuar rezultatin kundër Ajaksit. Skaudrat aktualisht janë në shifrat 1-1 dhe meritë këtu ka edhe lojtari shqiptar Armando Broja. Baraspesha kalon nga këmbët e talentit të Kombëtares kuqezi. Broja ka marrë rolin e protagonistit në finalen e Kupës së Holandës, teksa i ka servirur një gol të sigurt shokut të tij të skuadrës, Opendas.
Sulmuesi 20-vjeçar shmang një prej lojtarëve kundërshtarë dhe pasi gjendet me topin në zotërim në zonë, vendos të shërbejë për Opendan. Ky i fundit gjendet i vetëm përballë portierit dhe mjafton një shtyrje për ta ndalur topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Loïs Openda zet Vitesse op gelijke hoogte: 1-1! De aanvaller grijpt na zijn goal wel gelijk naar de hamstring.
? ESPN
#? #ajavit pic.twitter.com/VhBuheBVqv— ESPN NL (@ESPNnl) April 18, 2021