Berat Gjimshiti është heroi i Atalantës në këtë pjesë të parë kundër Juventusit. Takimi është mbyllur në shifrat 0-0 dhe kjo për meritë të mbrojtësit të Shqipërisë. Ekipi nga Bergamo kishte më tepër mundësi për të dalë te goli, por bardhezinjtë kishin shansin e pastër të kaluar në avantazh pas përgjumjes në mbrojtjen kundërshtare.
Në minutën e 34 Morata do të gjendej përballë portierit Gollini duke zgjedhur që të kalojë topin sipër tij. Menjëherë ka vrapuar drejt sferës Berat Gjimshiti duke evituar golin e sigurt pasi McKennie gjendej tërësisht i vetëm për ta siguruar topin që të shkonte drejt rrjetës. Jo vetëm ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë, por edhe i Atalantës… /Sport Ekspres/
Morata….. ????? #AtalantaJuve pic.twitter.com/L1Mu3cT71L
— Juve Canal (@juvecanal2) April 18, 2021