VIDEO/ Shikoni festën për golin e djalit të trajnerit! Adili i hipën Thomas Bradriç në shpinë, gëzimi i gjithë stafit

Vllaznia është rikthyer që të kryesojë Superioren së bashku me Partizanin pas fitores së arritur në shifrat 0-6 kundër Apolonisë. Shkodranët janë zhbllokuar tërësisht në pjesën e shënimit të golave duke e kthyer në festival dhe lojë tenistike kundër Apolonisë që nga krahu tjetër duket se ka firmosur rënien nga elita e futbollit shqiptar.

Qershia mbi tortë ishte shënimi i golit nga ana e djalit të trajnerit Thomas Brdaric. Tim Bradric do të dërgonte sferën në rrjetë pasi topi kishte mbetur në zonë, ndërsa nuk i përmbajti dot emocionet dhe nuk i besonte syve. Nga ana tjetër Adili ka festuar menjëherë me trajnerin duke i hipur mbi shpinë dhe Thomas është përshëndetur me gjithë stafin e tij. Kjo tregon saktësisht lidhjen e ngushtë që është në grupin e Vllaznisë dhe harmoninë në ekip. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *