“Ika nga Shqipëria dhe familja e tmerruar në mes të pyllit”, rrëfimi i Igli Tares: Ekipi i parë më la të flija në papafingo

Igli Tare është një nga legjendat e Kombëtares së Shqipërisë. Tashmë 47 vjeçari është drejtori sportiv i ekipit të Lacios, aty ku luajnë dhe shqiptarë të tjerë si në ekipin e parë, por edhe tek të rinjtë. Në rrëfimin e dhënë së fundmi që sillet nga “Sport Ekspres”, shqiptari foli për jetën e tij të vështirë, ku u detyrua në vitin 1992 të lëvizte ilegalisht drejt Gjermanisë.

Në këtë rrëfim, Tare tregon se mbërritja në Gjermani ka qenë një aventurë e frikshme. Përshtatja në këtë vend ishte gjithashtu e vështirë, për shkak se nuk dinte gjuhën dhe traditat ishin mjaft ndryshe në krahasim me Shqipërinë. Tare gjithashtu deklaron se transferimi në Itali ishte i pashmangshëm, pasi ëndërr e çdo lojtari shqiptar është të luajë në shtetin fqinj. Megjithatë sipas tij në Itali, ashtu si dhe në Shqipëri nuk punohet po aq fort sa në Gjermani.

“U largova për jashtë shtetit sepse gjithçka ishte e dështuar në Shqipëri. Familja ime nuk e kishte shumë të nevojshme largimin nga Shqipëria, pasi të dy prindërit e mi ishin në punë. Megjithatë ëndrra ime ishte e madhe, për tu futur në botën e futbollit. Në fillim isha mjaft dyshues, sepse me duhet të filloja çdo gjë nga fillimi.

Dita që jemi larguar nga Shqipëria ka qenë një nga më të vështirat në jetën time. Ne u nisëm ilegalisht drejt Gjermanisë, por për tre ditë nuk mund të kalonim kufirin. Koha ishte mjaft e keqe dhe temperaturat varionin nga -5 në -6 gradë. Vetëm në ditën e tretë kaluam kufirin e Pragës së Çekisë. Familja ime ishte mjaft e tmerruar, pasi ecëm me kilometra të tëra nëpër pyll, duke mos ditur çfarë rreziku na del përpara.

Skuadra e parë që u prezantova në Gjermani ishte Ludëigshafen. Kjo skuadër nuk i kishte mundësitë financiare për të më ofruar një kontratë të mirë, kështu që u detyrova që muajin e parë të fle në papafingo. Megjithatë ja di shumë për nder, drejtorit sportiv, i cili ishte djali i vetëm i familjes, të cilët më akomoduan mua dhe familjen time. Përshtatja ishte mjaft e vështirë, pasi traditat gjermane ndryshonin nga ato shqiptare. Për më keq nuk dija as gjuhën që të komunikoja. Edhe pse më vonë u transferua në ligën e dytë tek Hosten Kiel, nuk arrita të jepja potencialin tim më të mirë, sepse e kisha mendjen tek sigurimi i lejeqëndrimit dhe azili. Padyshim që ajo kohë më bëri më të fortë.

Megjithatë, unë kisha një psikologji mjaft të fortë, pasi babai im vinte nga një shkollë ushtarake dhe ishim mësuar me displinë. Çoheshim çdo ditë në orën 6-të të mëngjesit dhe shkonim për vrap edhe në rast se binte shi. Kalimi im tek Karsluher ishte dicka që se kisha menduar kurrë.

E dija që ishte mundesia e jetës. Kur më pa trajneri më tha: “Çfarë do ti këtu”, duke më pyetur shume herë se prej nga vija. Nje ditë kur ishim në stërvitje, dhashë maksimumin tim dhe trajneri me tha që gjithçka ishte për shaka dhe me atë që pa në stervitje më uroi mirëseardhjen. Momenti me i bukur në karrierë dhe e mbaj mend shumë mirë ka qenë debutimi me Kaiserslauten. Degjova komentatorin të therriste emrin tim dhe fansat te cilët me duartrokitën edhe pse nuk e meritoja pasi vija nga kategoria e dytë.

Ne moshen 27 vjecare mora një oferte nga Italia dhe nëse nuk e dini, ëndërr e cdo shqiptari është të luajë në Itali. Mentaliteti ne Itali është ndryshe, ngjan me Shqiperinë. Nuk punohet shumë fort. Prandaj u mundova që me vete te sillja disiplinën dhe ftohtesinë e mentalitetit gjerman”, u shpreh Tare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *