Kristi Qose ka qenë protagonist ditën e sotme në fitoren e ekipit të tij. Karvina ka fituar me shifrat 3-0 kundër Dynamo, ku siparin e golave e ka ngritur pikërisht mesfushori shqiptar. Futbollisti 25-vjeçar ka tundur rrjetën që në minutën e 7 të takimit falë një goditjeje të saktë nga distanca.
Vetëm 4 minuta më vonë ishte Herc ai që dyfishoi rezultatin. Por skuadra e Karvinas nuk u mjaftua me kaq, pasi me nisjen e pjesës së dytë ka shënuar edhe golin e tretë të takimit me anë të Santos. Kështu çekët marrin 3 piëkt e radhës, që i pozicionon në vendin e 11 të tabelës së klasifikimit me 33 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/