Korabi ka marrë një fitore jetike për të marrë vazhduar luftën për ngjitje në Superiore. Këtë herë duke mundur Burrelin në shifrat 0-1, me kundërshtarin që po mbante vendin e parë deri përpara kësaj përballje.
Aktualisht është Dinamo si kryesuese me 38 pikë, e ndjekur nga Burreli me 37 pikë dhe pas tyre vjen Korabi me 36 pikë. Burreli e shtoi marshin në minutat e fundit ku kërkoi me të gjitha mënyrat që të barazonte rezultatin.
Nga ana tjetër, te Burreli kërkonin frymëmarrjen. Për këtë arsye teksa topi kishte dalë jashtë lojtari i Korabit, Marku, shtrihet në fushë për të krijuar idenë e një dëmtimi dhe shqetësimi fizik. Por në këtë pikë futbollisti i Korabit la shumë për të dëshiruar pasi arbitri i ndeshjes e kuptoi menjëherë qëllimin e vërtetë.
Arbitri shkoi drejt Markut që ishte i shtrirë duke e ftuar që të ngrihej. Futbollisti nuk e kishte një tjetër zgjidhje dhe u çua menjëherë për të marrë edhe kartonin e verdhë për mënyrën sesi zgjodhi që të marrë disa minuta. /Sport Ekspres/