Paraqitjet fantastike të Myrto Uzunit me Ferencvaroshin nuk kanë kaluar pa vëmendje. Kulmi I futbollistit shqiptar ishte goli I realizuar kundër Juventusit në “Champions League”. Gjithashtu edhe ndeshjet e zhvilluara me ekipin në kampionat kanë statistika positive dhe për këtë arsye Uzuni është i shënuar në axhendën e shumë klubeve.
Së fundmi është gazeta e njohur në Greqi, “Sport Time”, që sot është hapur me fotografinë e lojtarit të Shqipërisë. Atje raportohet interesimi i Olimpiakosit për Uzunin duke e kërkuar si përforcim në merkaton e verës. Tashmë pritet të shohim sesi do të vazhdojnë negociatat dhe nëse kjo marrëveshje do të mbyllej me sukses, Myrto do të linte një ekip kampion për një tjetër, pasi Olimpiakosi prishi garën në Greqi duke sunduar kampionatin. /Sport Ekspres/