Në Itali hapin pistë të re për Buffon, 43-vjeçari mund të bëhet shok skuadre me Gjimshitin

Duket e çuditshme, por Gianluigi Buffon mund të luajë në Champions League edhe në moshën 43-vjeçare. Sipas gazetës La Republica, mbetet e hapur pista e transferimit të italianit tek Atalanta. Në këtë skuadër, portierit legjendar mund t’i ofrohej vendi i sigurtë në formacion për shkak dhe të eksperiencës.

Megjithatë, skuadra e Juventusit ka treguar respekt maksimal për Bufonin, duke i ofruar dhe një kontratë një vjeçare, por në pozicionin e zëvendësuesit. Nëse bardhezinjtë arrijnë të blejnë Donarumën nga Milani, atëherë do të jetë e vështirë për 43-vjeçarin të luajë rregullisht./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *