Tamponët e muajit nëntor vijojnë të mbeten një çështje e hapur te Lacio. Dy laboratorë të ndryshën dhanë rezultate të ndryshme për Strakoshën, Leivan dhe Imobilen, duke bërë që bardhekaltrit të përfshihen në probleme ligjore në Itali. Për këtë arsye janë kërkuar testet e AND-së së tre lojtarëve të sipërpërmendur, në mënyrë që të hidhet dritë mbi të vërtetën e rezultateve.
Dyshime të mëdha janë ngritur për një mashtrim nga ana e klubit kryeqytetas, të cilët mund të kenë paraqitur tampon të personave të tjerë në vend të atyre të Strakoshës, Leivas dhe Imobiles. E gjitha kjo vetëm për të shmangur periudhën e karantinës dhe për ti pasur të tre lojtarët në dispozicion për ndeshjet e kampionatit.
Ndërkohë “Il Corriere dello Sport” njofton se portieri shqiptar së bashku me Çiro Imobilen do i nënshtrohen testeve të AND-së përpara duelit të ardhshëm kundër Napolit, i planifikuar për tu zhvilluar në datën 22 prill./Halit Delibashi-Sport Ekspres/