Armando Sadiku nuk do të luajë në Kupën Libertadores në një kohë që ishte kjo arsyeja se përse sulmuesi shqiptar zgjodhi që të shkonte në Bolivi. “Atje luajnë ekipet më të forta”, do të shprehej Sadiku duke kërkuar sërish Kombëtaren.
Por Bolivari dështoi keqazi duke u eliminuar nga Xhunior në shifrat 3-0. Ndeshja e parë ishte mbyllur në fitoren e Bolivarit 2-1, ndërsa pas kësaj disfate Sadiku duhet ti përkushtohet kampionatit në Bolivi. Sulmuesi shqiptar u aktivizua vetëm pak minuta, por pa arritur që të lërë gjurmë. /Sport Ekspres/
Si gjithmone