Teknologjia po zë një rol të rëndësishëm në botën e futbollit, duke u përdorur masivisht për reduktimin e gabimeve në arbitrim. FSHF ka nisur nga puna për të sjellë në Kategorinë Superiore përdorimin e sistemit VAR, që do për herë të parë do të provohet të ndeshjen e Superkupës. Këtë e konfirmon edhe Shefi i Sektorit të Arbitrave, Sokol Jareci, i cili në një prononcim për “TV Klan” tregon ecurinë e punës për implementimin e kësaj teknologjie në vendin tonë.
“Ne jemi në gjysmën e punës dhe besoj nga muaji Maj do të fillojmë më pjesën e fushës. Ku do të jetë infrastruktura në një minivan. Do të aplikojmë disa ndeshje me fëmijë ku situatat do të krijohen nga sektori jonë dhe vendimet do të merren nga zyrtarët që janë minivan.
Momentalisht transmetojnë me 5 deri 6 kamera dhe në ndeshje të caktuara shtohen që është një benefit më i madh. Testi zyrtar do të jetë Superkupa dhe në javën pasuese do të jenë të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore”, ka thënë Sokol Jareci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/