E mbani mend vjedhjen e Beogradit? Do e kujtojë më gjatë se vetë Ronaldo, arbitrin e fshijnë nga lista

E mbani mend vjedhjen e Beogradit? Ndihmësi i arbitrit, Mario Diks, që vendosi se topi i goditur nga Kristiano Ronaldo nuk e kishte kaluar vijën në ndeshjen kundër Serbisë, ka marrë dënimin maksimal. Gjyqtari është fshirë nga lista dhe nuk do të udhëtojë për kampionatin europian që do të mbahet në këtë vit. Ky gabim fatal lë gjurmë edhe në karrierën e tij duke e kujtuar rastin në fjalë po aq gjatë sa edhe vetë Ronaldo.

Bëhet fjalë për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit që përfundoi në shifrat 2-2 mes Serbisë dhe Portugalisë. Kristiano Ronaldo do të shënonte në minutën e fundit për t’i dhënë përparësinë portugezëve, por në këtë mendim nuk do të ishte drejtësia e ndeshjes duke cilësuar se topi nuk e kishte kaluar vijën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *