Lufta e titullit kampion? Nevil Dede tregon diferencën dhe ekipet më të favorizuara: Mua më habit Tirana

Lufta e titullit kampion në Superiore mbetet ende e ndezur dhe janë katër ekipe që luftojnë për titullin kampion, pa përjashtuar edhe Tiranën. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Nevil Dede ka bërë analizën interesante për ekipet që janë disi më të favorizuara për t’u shpallur kampion.

“Mendoj se tani duhet të merremi pak më shumë me arsyen se përse kjo Teuta po kryeson dhe përse renditja është në këtë pikë. Unë mendoj se Teuta dhe Partizani janë ekipet që kanë lojtarët me më shumë eksperiencë. Në fazën e fundit të kampionatit dhe në këtë presion, mes vështirësisë së madhe, ata që e bëjnë diferencën janë lojtarët me eksperiencë.

Ata përcjellin sigurinë, harmoninë në grup dhe aspektin psikologjik. Për mua Partizani dhe Teuta janë dy ekipet që kanë lojtarët me më shumë eksperiencë. Por mua më habit Tirana se iu kthyen të gjithë dhe nuk arriti të fitonte dot, nuk mund të humbiste pikë këtë herë”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *