Lista e klubeve më të shtrenjta në botë, nuk ka vend në top 10-she për Juventusin dhe ekipet e Serie A

Prestigjozja “Forbes” ka publikuar ditën e sotme një artikull ku liston klubet e futbollit më të shtrenjta në botë. Padyshim që listën e prijë dy superfuqi të futbollit europian, siç janë Barcelona dhe Reali i Madridit. Katalanasit udhëheqin me vlerën prej 4,76 bilion dollarë, ndërsa fill pas tyre vijnë “galaktikët” me 4,75 bilionë dollarë. Podiumin e plotëson më pas ekipi më i trofeshëm në Gjermani, Bajerni i Mynihut.

Ndërkohë në 10 skuadrat më të shtrenjta në botë vihet re një dominim anglez, teksa 6 prej tyre janë ekipe të Premier League, si Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham. Ajo që vihet re është se në këtë top 10-she nuk ka vend për asnjë klub italian, pasi më i shtrenjti në Serie A është Juventusi që renditet i 11-ti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Lista e klubeve më të shtrenjta sipas “Forbes”:

  1. Barcelona 4,76 bilionë dollar
  2. Real Madrid 4,75 bilionë dollar
  3. Bajern Mynih 4,215 bilionë dollar
  4. Mançester Junajtid 4,2 bilionë dollar
  5. Liverpuli 4,1 bilionë dollar
  6. Mançester Siti 4 bilionë dollar
  7. Çelsi 3,2 bilionë dollar
  8. Arsenal 2,8 bilionë dollar
  9. PSG 2,5 bilionë dollar
  10. Totenhemi 2,3 bilionë dollar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *