Periudhës 5-vjeçare në radhët e Napolit po i vjen fundi për Elseid Hysajn. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij ka nisur të jetë një temë e nxehtë. Emri i shkodranit është lidhur me ekipe të njohur të arenës së futbollit europian, ku një prej tyre është edhe Milani.
Sipas “Il Mattino”, kuqezinjtë kanë nisur negociatat e tyre me mbrojtësin shqiptar dhe agjentin e tij, por akordi ende nuk është arritur. Madje media në fjalë zbulon edhe skenarin që mund të ndodhë në minutat e fundit. Megjithëse menaxheri Xhufredi e ka përjashtuar mundësinë e rinovimit, një gjë e tillë mund të ndodhë në ekstremet e këtij sezoni, teksa Hysaj duket se nuk ia ka mbyllur plotësisht derën Napolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/