FSHF çel edicionin e dytë të kursit për përgatitës atletik, sjell lektorë ish-trajnerin e Gjermanisë, Romës e Bajernit

Rikthehet pranë FSHF në edicionin e tij të dytë kursi për përgatitës atletik. Pas suksesit të edicionit të vitit të kaluar, kësaj radhe kursi organizohet edhe në transmetim online për t’u ardhur në ndihmë personave që nuk ndodhen fizikisht në Tiranë.

Për vetë rëndësinë që ka ky kurs, FSHF është angazhuar maksimalisht në gjetjen e figurave profesionale që do ta drejtojnë atë. Dy emra të tjerë i shtohen listës së lektorëve. Kësaj radhe bëhet fjalë për Italo Sannicandro-n dhe Darcy Norman, profesionistë me përgatitje maksimale nga ana teknike.

Italo Sannicandro është diplomuar në “Institutin Superior të Edukimit Fizik” në Foggia. Në karrierën e tij të gjatë numëron eksperienca si lektor në universitetin e Foggia-s. Ai është gjithashtu trajner i përgatitjes atletike pranë Federatës Italiane të Fubollit. Sannicandro është një njohës i mirë i përgatitjes fizike nga ana teknike, ndaj dhe autor i shumë studimeve mbi këtë temë.

Tjetër figurë e kualifikuar është Darcy Norman. Me një eksperiencë mbi 25-vjecare në fushwn e performancës fizike, Norman ka 10 vite që fokusohet në krijimin dhe zbatimin e metodologjive, ndërtimin e marrëdhënieve strategjike, trajnimin e rehabilitimin në shkencat e sportit. Figurë poliedrike, i angazhuar në disa sporte, në karrierën e tij numëron eksperienca në ekipe si Kombëtarja e futbollit për meshkuj në SHBA, ekipi kombëtar i Gjermanisë, AS Roma, Bayern i Mynihut etj.

Bashkë me figura të tjera të rëndësishme në arenën ndërkombëtare si Roberto Sassi, ish-trajner i përgatitjes atletike te Juventus-it; Davide Pisoni; Francesco Perondi; Armando Fucci; Ferretto Ferretto e Andea Azzalin, vijnë për të ofruar njohuritë dhe eksperiencën e tyre për pjesëmarrësit në kursin e organizuar nga FSHF.

Kursi që fillon më datë 27 prill dhe zgjat një muaj, do të drejtohet nga stafi i përgatitjes atletike në Sektorin e Edukimit të FSHF, Luigi Febbrari, Luca Laurenti, Iris Selimi etj.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit që duan të kualifikohen profesionalisht dhe të bëjnë karrierë si përgatitës atletik.

Të gjithë të interesuarit për këtë kurs janë të lutur të kontaktojnë në adresat e mëposhtme për regjistrime:
E-mail: drejtoria.teknike@fshf.al
Nr. tel: +355 68 404 0033

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online