Barcelona humbi në shifrat 2-1 kundër Realit të Madridt në mbrëmjen ku era dhe shiu ishin konstante. Sidomos në pjesën e dytë që u rrit edhe dëndësia, duke ndikuar edhe te lojtarët. Video që po bën xhiron e rrjeteve sociale sheh si protagonist Lionel Mesin.
Në minutën e 78, ylli argjentinas shkoi në drejtim të stoli duke u dridhur nga i ftohti dhe nga fanella që ishte lagur e gjitha, për të marrë një tjetër fanellë. Më pas do të kthehej sërish për të luajtur minutat e mbetur me rroba të thata.
Për shumë media në Spanjë kjo ndeshje ndaj Realit të Madridit mund të ketë qenë klasikja e fundit për sulmuesin argjentinas pasi thuhet se në fund të sezonit do t’i jap fund aventurës me Barcelonën. /Sport Ekspres/
La imagen de Lionel Messi temblando da la vuelta al mundo https://t.co/rzV1LwAJKa pic.twitter.com/oEjbczchob
— C5N (@C5N) April 10, 2021