Në përfundimin e “El Clasico-s” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, Pique, pasi është përshëndetur me kundërshtarët ka pritur arbitrin e ndeshjes. Disa fjalë ishin për të dhe lidheshin me minutat shtesë, ku te Barcelona kërkon më shumë se katër të akorduara. Gjithashtu katalanasit kanë kërkuar edhe penallti në rastin e kontaktit mes Braithëate dhe Mendy.
Gjatë përshëndetjes së Pique dhe Modriç, mesfushori kroat e ka kuptuar më së miri arsyen e pritjes së mbrojtësit të Barcelonës. “Ti po pret që të plasësh tani” ishte konstatimi i drejtë i mesfushorit kroat pasi nuk është hera e parë që Pique kapet me arbitrimin. /Sport Ekspres/
Luka Modric: “Ti po pret që të plasësh tani”.
Pique: “Po ai dha vetëm katër minuta shtesë”.
Luka Modriç: “Po sa donit ju?”.
Luka en plan jefe absoluto.
Modric a Piqué: “Estás esperando para rajar ahora, eh”
GP: “Hombre, cuatro minutos”
Modric: ¿cuántos quieres? (Y retira la mano).De 10, como el número que lleva. pic.twitter.com/YpEo2wfFQ7
— mr. mØnk (@soccermemoriess) April 10, 2021