Ndeshja mes Deportivo Saprissa-s dhe Philadelphia-s, e vlefshme për Champions League në Amerikën e Veriut, është mbyllur mes tensioneve. Kur po kronometroheshin momentet e fundit të takimit, një ndërhyrje “gërshërë“ ngre lojtarin kundërshtar në ajër, duke ndezur kështu gjakrat mes lojtarëve.
Futbollistët e Philadelphia-s kanë shkuar të gjithë në drejtim të autorit të asaj ndërhyrjeje të ashpër, duke shkaktuar një rrëmujë në fushën e lojës. Megjithatë situata në fund është arritur të qetësohet, ndërsa arbitri e sheh të arsyeshme të tregojë vetëm një karton të verdhë për të shuar gjithë zjarrin e ndezur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
HE GOT THE BALL, REF! ?pic.twitter.com/ZBxxWqC6rS
— SPORTbible (@sportbible) April 8, 2021