Radha e Tiranës? Memelli ka formulën sekrete kundër “të mëdhave“, Skënderbeu jep sinjale për mbijetesë

Thonë se shpresa vdes e fundit dhe këtë gjë e kanë mësuar mirë edhe te Skënderbeu. Në luftë ashpër për mbijetesë dhe të gjendur në fundin e tabelës, juglindorët japin sinjalet e shpëtimit. Migen Memelli duket se e ka bër me sukses detyrën e tij, duke gjetur mënyrën e duhur për të motivuar lojtarët e tij.

Trajneri i bardhekuqve ka mësuar formulën sekrete kundër “të mëdhave“, teksa në javët e fundit ka arritur të mposhtë Partizanin dhe pak ditë më parë Kukësin. Por në fundjavë i pret një tjetër markë e rëndë e futbollit shqiptar, Tirana. Bardheblutë po shijojnë frytet e punës së Orges Shehit dhe po shpejtojnë hapat për të kapur kreun.

Por a do të vazhdojë suksesi edhe në fundjavë, apo këtë herë do të jetë radha e kampionëve në fuqi për të qenë preja e Skënderbeut të Memellit? Gjithçka mbetet për tu parë në fushën e lojës, pasi në fund të fundit është pikërisht ajo që di të japë përgjigjen më të saktë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online