Tashmë askush nuk ka dyshime: “Faji i krizës së Barcelonës ishte Bartomeu”. Menjëherë pas largimit të këtij presidenti dhe ardhjes së Laportës, katalanasit kanë ndryshuar si me magji. Mesi po kthehet në magjinë e dikurshme dhe jo më duke ecur si një “fantazmë” në fushën e blertë.
Këtë herë Barcelona ka mundur Sociedadin në shifrat 1-6 në transfertë pas fitores së fundit të marrë në shifrat 4-1 ndaj Huescas. 10 gola në 2 ndeshje! Këto statistika te katalanasit nuk i kishin parë prej shumë kohësh.
Goli i gjashtë i Barcelonës dëshmon më së miri edhe kthimin e tyre në “epokën e artë”. Me tetë futbollistë që ndodheshin në portën kundërshtare, nisën kombinimet e shpejta “tiki-taka” për të vënë në gjumë Sociedadin, ndërsa Mesi do të gjente rrjetën. /Sport Ekspres/
? O GOLAÇO do Barcelona marcado por Lionel Messi. pic.twitter.com/QLcm8CxMe7
— Barça News BR (de ?) (@FcbnewsBR) March 21, 2021