Roberto Carlos? Juninho? Jo, askush prej tyre, thjeshtë Armand Lauriente. Një gol i jashtëzakonshëm ka ardhur në “Ligue 1” në përballjen mes Nantes dhe Lorient. Vendasit po kryesonin në shifrat 1-0, teksa në minutën e 87 akordohet një goditje dënimi për Lorient që nuk ishte aspak kërcënuese dhe shumë larg portës.
Kur mbrojtësit e Nantes po tregoheshin të kujdesshëm për të markuar kundërshtarët, ka ardhur goditja e drejtpërdrejtë nga ana e Armand Lauriente që ka gjetur cepin e rrjetës. Një gol i jashtëzakonshëm që në bazë të ekzekutimit të kësaj goditje dënimi do të jetë edhe goli i vitit në Francë. E pamundur që të gjendet një i dytë!
Sigurisht që nëse ky realizim do të kishte ardhur në ditën e sotme nga Ronaldo ose Mesi, atëherë do të bëhej e mundur që të gjitha mediat sportive të kërkonin për planetet e ndryshme që kanë prodhuar këta futbollistë. Më pak jehonë, por këtë herë klasi i Armand Lauriente është i njëjti. /Sport Ekspres/
WHAT ON EARTH IS THIS???? pic.twitter.com/2ORljzy0c2
— mx (@MessiMX10i) March 21, 2021