“Ylli i fundit i djemve të artit”, prestigjozja italiane me shkrim të veçantë për djalin e Igli Tares

Etiene Tare e solli veten në qedër të vëmendjes fundjavën e kaluar, teksa gjeti golin e parë në kampionatin e të rinjve. Një prekje fantastike e topit që u ndal në rrjetën e Interit. Sulmuesi shqiptar duket premtues për të ardhmen dhe mund të ecë në gjurmët e babait të tij, Igli Tares. Pak ditë më parë prestigjozja “La Gazzetta dello Sport“ vendosi të njohë Italinë me Etienin.

“Kush është Etien Tare, ylli i fundit i Lacios nga djemtë e artit“, kështu ishte titulli me të cilin media italiane hapte artikullin e saj të veçantë për 18-vjeçarin. Më tej në shkrim vihet theksi te ngjashmëria me babain e tij, mbiemri i të cilit është një peshë që duhet kapërcyer për Etienin, ashtu sikurse kanë bërë talente të tjerë si Haland, Kieza apo Di Françesko.

“I gjatë, i hollë dhe biond si babai Igli, si ai sulmuesi i parë, i veshur bardhekaltër, sulmuesi i Lacio Primavera, Etien Tare u zhbllokua të dielën kundër Interit. Etiene Tare lindi në Bresha më 2003, kur Igli ishte “kulla” e “dallëndysheve”. Gjigand si babai i tij, 192 cm, me një aftësi parësore, që ndodh të jetë ajo e lojës me kokë. Pas një procesi të gjatë me ekipet e të rinjve të Lacio, ai tani do të provojë veten me ekipin e parë. U përfshi në listën e Lacio për Champions-in. Me fanellën e Lacio, Tare i vjetër arriti të luante dy ndeshje në Champions, në sezonin 2007-2008.

Futbollisti i ri i familjes ka një karrierë të tërë për ta kapërcyer, duke pasur parasysh që babai nuk ka luajtur ndeshje të tjera në kompeticionin maksimal europian. Për Etienn Tare, një gjë mbetet e sigurt: karriera e tërë është përpara për tu shkëputur nga mbiemri i rëndë që mban, duke u përpjekur të bëhet protagonist, pa u krahasuar me prindërit.

Për ata që janë rritur me futbollin e viteve 1990 dhe dekadën e parë të viteve 2000, të shohin kaq shumë, bëhet e vështirë. Sepse po, thinjat fillojnë të numërohen, nostalgjia del në pah dhe shikon të kaluarën me trishtim. Por “djemtë e artit” vazhdojnë të shfaqen, të etur për të tejkaluar prindërit e tyre. Pas Kieza, Di Françesko, Haland dhe të tjerëve, tani është radha e Etiene Tare për të bërë diçka të tillë”, shkruan në artikullin e saj “La Gazzetta dello Sport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *